TRAFFIC është një gërshetim mes klasikes dhe stilit urban. Një model i përshtatshëm për 3 stinë, me kapuç, si dhe me karakteristika teknike dhe mbrojtëse, krijuar për garues modernë që adhurojnë të jenë stylish dhe në të njëjtën kohë, nuk bëjnë kompromis me sigurinë.
Pjesa e brendshme e xhaketës është termike dhe mund të ndahet. Ajo peshon vetëm 100 gr, ka mëngë të plota dhe kjo e bën “Traffic” xhaketën perfekte edhe në ditët më të ftohta të dimrit. Mburoja e jashtme është 100% rezistente ndaj ujit, gjithashtu përbëhet nga një “armaturë” e lehtë CE, e Nivelit 1, e pozicionuar në zonën e bërrylave, shpatullave dhe në shpinë.
Siguria:
- Mbrojtëse CE në zonën e supeve, të cilat mund të hiqen. Niveli 1 CE 1621-1.
- Mbrojtëse CE në zonën e bërrylave, të cilat mund të hiqen. Niveli 1 CE 1621-1.
- Mbrojtëse e shpinës.
- Elemente reflektuese.
Komforti:
- Veshje e fiksuar prej rrjete.
- Veshje termike e lehtë. Peshon 100gr dhe mund të hiqet.
- Membrana e fiksuar e papërshkueshme nga uji. Qarkullon ajrin më së miri.
- Kapuç i ndashëm.
Performanca:
- E papërshkueshëm nga uji, era dhe siguron frymëmarrjen e lëkurës.
- E krijuar nga poliester 600D, super rezistente ndaj gërryerjes.
- 2 xhepa të jashtëm.
- Xhepi i brendshëm për dokumente.
- Xhepi i brendshëm për smartphone.
Ergonomia:
- Nyje rregulluese në bel.
- Nyje rregulluese për volumin e kyçit.