KOMFORT, STIL DHE SIGURI; TË GJITHA NË NJË HELMETË!
Outstar open-face përbëhet nga një mbrojtëse e lehtë, e certifikuar nga CE. Ajo përmban EPS me shumë shtresa dhe dy porta ventilimi të pozicionuara në pjesën e sipërme dhe të pasme të helmetës, e cila sigurohet nga një rrip me dy butona, në mënyrë që të manaxhohet lehtësisht nga garuesi. Mburoja e plotë e fytyrës garanton mbrojtje nga mbetjet që mund të hasni në rrugë, ndërsa maska kundër diellit ofron mbrojtje nga rrezet e diellit. Të gjitha këto, për ta bërë të paharrueshëm udhëtimin tuaj.
TINGUJ TË KRISTALTË DHE KONTROLL I AVANCUAR I ZHURMAVE
Outstar është krijuar për të sjellë audio të pastër si kristali dhe këtë e realizon përmes kufjeve Bluetooth 3.0. Falë Advanced Noise Control™, zhurma e rrugës minimizohet, duke ndikuar pozitivisht në performancën e audios intercom. Me HD Intercom të integruar në kufje, ju dhe miku/ ja juaj e udhëtimit do të përjetoni performancën superiore të audios. Kur përdorni modalitetin e komunikimit në dy drejtime, mund të komunikoni me një tjetër garues gjatë (për rreth 15 orë) dhe lehtësisht, në një distancë prej 800 m.
MË SHUMË OPSIONE PËRMES SMARTPHONE-IT TËND
Lidheni Outstar me smartphone-in tuaj përmes Bluetooth dhe lejojini akses në përzgjedhjen tuaj muzikore, apo edhe aplikacioneve Streaming. Dëgjoni playlistën, podcastin e preferuar, telefononi kë të dëshironi, orientohuni përmes GPS dhe shijoni udhëtimin.